Pjesëmarrja e “ABI Progres” në Panairin Tradicional të Prizrenit
Nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, u hap Panairi Tradicional i Prizrenit në Sheshin e Dëshmorëve, duke ofruar një platformë për promovimin dhe mbështetjen e bizneseve lokale. “ABI Progres” mori pjesë me një gamë të gjerë produktesh, duke prezantuar markat e saj si ABI Progres, ABI Qumështore, ABI Furra, dhe ER – ABI. Panairi ishte një mundësi për të bashkëpunuar me partnerët e biznesit, për të kuptuar më mirë nevojat e klientëve dhe për të ndarë vizionin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Falenderojmë organizatorët dhe të gjithë vizitorët për mbështetjen e tyre.