RRETH QENDRËS TONË TREGTARE

Adresa:

Rr. Komuna e Parisit p.n. 20000 PRIZREN, KOSOVA

Orari i Punës:

Çdo ditë: Prej orës 08:00 deri në 23:30

Kontakti:

Tel & Fax: +383 29 242 282
+383 29 242 486
+383 45 286 525

E-mail:

info@abi-center.com

Në Kuadër të Kompanisë !

 

1965 Fillimi i biznesit

Në vitin 1965, bëhet hapja e shitores së parë për shitjen e pemëve dhe perimeve. Kjo shitore u hap si vazhdimësi e traditës tregtare të familjes FUSHA nga babai ynë Adem Fusha.

 

 

1988 Hapja e Supermarketit të parë në Prizren

Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “ABI” është themeluar në vitin 1988 nga vëllezërit Adnan, Bari dhe Irfan Fusha, me hapjen e supermarketit të parë në regjionin e Prizrenit që në ditët e para të hapjes së tregut të lirë në ish Jugosllavinë socialiste.

Krahas tregtisë që ka zhvilluar kjo ndërmarrje në supermarketin “ABI”, njëkohësisht ka themeluar dhe zhvilluar edhe tregtinë me shumicë me hapjen e depos së parë për shitjen e artikujve ushqimore me shumicë. Në këtë drejtim, kemi arritur të jemi përfaqësues ekskluziv i shumë ndërmarrjeve prodhuese si nga Ish -Jugosllavia ashtu edhe nga shtetet tjera, veqmas nga Turqia. Aktiviteti i tregtisë me shumicë është zhvilluar posaqërisht pas vitit 1999.

 

 

1996 Qumështorja e Prizrenit filloi të prodhojë qumësht dhe produkte tjera të brenduara

 N.P.T. “ABI” komercializoi industrinë e qumështit në Prizren e cila ishte para shkatërrimit. Me një angazhim të madh dhe investime të nevojshme, ka arritur që industrinë e qumështit “ABI” jo vetëm të aktivizojë por edhe të zhvillojë deri në atë shkallë sa që sot konsiderohet si shtyllë e industrisë për përpunimin e qumështit në Kosovë.

Qumështorja punën e filloi me 5.000 litra qumësht në ditë duke e rritur kapacitetin deri në 30.000 litra në ditë. Ndërsa në vitin 2014 hapet qumështorja e re “ABI”, me pajisje më bashkëkohore për përpunimin e qumështit duke rritur kështu  kapacitetin e përpunimit të qumështit nga 30.000 sa ishte në qumështoren e vjetër në 80.000 litra në ditë. Falë pajisjeve më bashkëkohore për përpunimin e qumështit dhe kuadrit profesionalisht të ngritur, qumështorja “ABI”, në vitin 2014 u çertifikua nga TUV Austria me Çertifikatë EN ISO 9001:2008 dhe Çertifikatë HACCP.

Qumështorja “ABI” me rrjetin e saj të mbledhjes së qumështit në tërë Kosovën ka ndikuar në zhvillimin e tërësishëm të blegtorisë në Kosovë dhe aktualisht arrin të mbulojë 35 % deri 40% të tregut të Kosovës me qumësht dhe prodhimet e qumështit

Prodhimet e industrisë së qumështit “ABI”, siç janë Djathi i Sharrit (prodhim unikat që prodhohet vetëm në rajonin e Prizrenit), gjalpi, lloje të ndryshme të kosit, jogurti dhe ajrani janë prezent në çdo tryezë kosovare.

 

 

2001 Fabrika e pemëve dhe perimeve

Kompania “ABI” komercializoi dhe fabrikën për përpunimin e pemëve dhe perimeve “PROGRES” në Prizren. Fabrika ka kapacitet përpunimi rreth 9.000 ton pemë dhe perime në vjet, si dhe kapacitet të ngrirjes prej 5.000 ton. Këtu prodhohen rreth 50 artikuj të ndryshëm nga pemët dhe perimet, siç janë sallata të ndryshme, turshi, keçap, marmelata, reçela, kompote etj. Produktet përveq në Kosovë shiten edhe në Maqedoni, Serbi, Slloveni, Austri, Gjermani dhe Angli. Në këtë kompani janë të punësuar rreth 150 punëtorë por gjatë sezonit veror kur mblidhen rezervat vjetore angazhohen edhe deri 500 punëtorë shtesë në ditë.

Për sukseset e arritura, Kompania “ABI-ELIF19 PROGRES” në vitin 2002 është shpallur kompania më e suksesshme e Kosovës nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ndërsa në vitin 2006, është shpallur eksportuesi i dytë më i madh në Kosovë.

 

 

2005 Privatizohet  “KOMUNA”  ish fabrika e këpucëve

Kompania “ABI” privatizoi ish fabrikën e këpucëve “KOMUNA” në Prizren, e cila ka një sipërfaqe prej rreth 27.000 m2 hapësirë dhe gjendet në qendër të Prizrenit.

 

 

2006 Ish fabrika e këpucëve “KOMUNA” bëhet Bukuria e Prizrenit

 Në fund të vitit 2006 është hapur  “ABI Center”, ose “BUKURIA E PRIZRENIT” siç e quajnë qytetarët e Prizrenit e cila gjendet në qendër të Prizrenit, në lagjen e quajtur “Ortakoll”, afër Tregut të Gjelbër. Me një sipërfaqe të mbyllur shitëse – ekspozuese prej rreth 8.000 m2, depo të mbyllura me sipërfaqe prej rreth 3.000 m2 dhe me parkingun për rreth 500 automjete, është qendra më e madhe tregtare në Kosovë.

Në kuadër të “ABI Center” gjenden:

–           Në katin përdhesë SUPERMARKETI dhe RESTAURANTI

–           Në katin e parë TEKSTILI dhe KOZMETIKA

–           Në katin e dytë TEKNIKA E BARDHË, dhe

–           Në katin e tretë RESTAURANTI dhe OAZA E FËMIJËVE (këndi i lojrave për fëmijë).

 

 

2011 Privatizohet Progress-Export

 Natyrisht se kompania “ABI” nuk do të ndalet me kaq. Aq sa lejojnë mundësitë tona do të mundohemi të zhvillojmë dhe modernizojmë kapacitet tona prodhuese dhe rrjetin e shitjes dhe të depërtojmë edhe më shumë në tregun europian dhe botëror, përkundër barrierave të shumta që kemi për shkak të statusit të pazgjidhur politik të Kosovës.
Në vitin 2014, fabrika për përpunimin e pemëve dhe Perimeve “PROGRES” u transferua në objektin e ri, me ç’rast u pajis edhe me makina më bashkëkohore për përpunimin e pemëve dhe perimeve duke ngritur kështu cilësinë dhe sasinë e prodhimeve të saj.

 

  

2013 SH.P.K “ABI” me një supermarket tjetër “ABI PLUS”

 Natyrisht se kompania “ABI” do të vazhdonte të zgjerohej. Gjatë këtij viti u hap edhe Supermarketi “ABI Plus”, i cili gjendet në afërsi të Spitalit regjional të Prizrenit.

 

 

Duaje tëndën Er-ABI.

 Në kuadër të kompanisë “ABI” gjindet edhe fabrika për prodhimin dhe përpunimin e kemikaljeve “ER-ABI”, e cila mirret me prodhimin e shamponave dhe sapunit. Prodhimet e kësaj fabrike tanimë janë të njohura në tregun e Kosovës dhe mund të gjenden në çdo shitore.

 

 

 ABI HOTEL

 Kompania “ABI” nuk do të ndalet me kaq. Hapet edhe Hotel ABI, në qendër të Prizrenit, me nje kapacitet prej 22 dhomash, restorantin për mysafirë dhe sallën e konferencave.

 

 

Distribuimi i produkteve ushqimore

Departamenti i distribuimit të produkteve ushqimore me mbi 300 pika të shitjes është në kuadër të kompanisë “ABI”. Kryesisht këto produte distribohen çdo ditë dhe janë produkte që ekskluzivitetin e ka kompania jonë.

 

Distribumi i pajisjeve të vogla shtëpiake dhe aksesore për kompjutera

Në vitin 2010, “ABI”, me një staf të ri filloi të marr ekskluzivitetin edhe për shitjen e shumë brendeve botërore të pajisjeve të ndryshme kompjuterike dhe shtëpiake. Në mes të vitit 2011, këtyre brendeve iu bashkua edhe SEB Group I Francës (TEFAL, ROWENTA, MOULINEX).

 

ABI Sh.P.K. – L.L.C. © 2018